Një tjetër person i moshuar ka ndërruar jetë në Qipro për shkak të nxehtësisë, dhe tre pacientë të tjerë të moshuar janë në gjendje të rëndë që nga fillimi i valës së nxehtësisë një javë më parë, kur u regjistruan temperatura rekord për muajin qershor, njoftuan të dielën shërbimet shëndetësore qipriote.
Advertisements
Një grua 84-vjeçare vdiq pasi u shtrua në spital të premten duke e bërë dy numrin e personave që kanë vdekur nga i nxehti, raportoi AP.
Advertisements
Temperaturat në Qipro kaluan 40 gradë Celsius këtë javë.
Gjithashtu, nxehtësia ka shkaktuar zjarre dhe temperaturat e larta së bashku me erërat e forta e kanë bërë të vështirë shuarjen e tyre, përfshirë në një zonë malore në jugperëndim të kryeqytetit Nikosia, ku më shumë se 3.2 kilometra katrorë pyje janë djegur dhe ku zjarri kërcënon të përhapet në një fshat.