‘Çmendet’ moti/ Rreziku nga përmbytjet, autoritetet thirrje banorëve të largohen nga shtëpitë

by editor

Autoritetet japoneze bënë thirrje që mijëra banorëve në prefekturën Ishikawa që të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve pas shirave të dendur. Rreth 30,000 banorë të qyteteve Uajima dhe Suzu u urdhëruan të largoheshin menjëherë nga zona, shkruajnë mediat e huaja.

Përmbytjet po prekin komunitetet në zona të ndryshme, tha një zyrtar për AFP. Agjencia Meteorologjike e Japonisë vendosi prefekturën Ishikawa në gatishmëri maksimale, duke paralajmëruar për rreziqe të mëdha.

Advertisements

Nivelet e reshjeve në Japoni kanë thyer rekorde vitet e fundit, duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu, në disa raste duke marrë jetë njerëzish.

You may also like