Çmendet shqiptari në Greqi/ Pasi qëllon me armë, godet policin me sëpatë

by editor

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në rrugën Theoklitou në Neo Kosmos

jë ngjarje e rëndë është regjistruar në rrugën Theoklitou në Neo Kosmos. Një shqiptar ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Pas të shtënave, policia greke i ka shkuar shqiptarit në banesë. Në këtë moment 46-vjeçari ka goditur me sëpatë nga policët.

Gjithçka ka ndodhur rreth orës 19:30 të së mërkurës. Pas telefonatës, Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes. Aty i priste gruaja e shqiptarit që kishte thirrur policinë me djalin e saj, pasi burri ishte fshehur.

Efektivët e DIAS kanë bërë sikur janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe më pas kanë dalë në ballkonin e shtëpisë, duke pritur që autori të dilte jashtë. Shqiptari ka dalë në ballkon me një sëpatë të madhe dhe më pas ka plagosur lehtë njërin prej policëve.

You may also like