Një shqiptar ka kërcënuar dhe tentuar të godasë me një hanxhar pronarin e një lokali.
Advertisements
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali.
Advertisements
Bëhet me dije nga mediat e huaja se ngjarja ka ndodhur në zonën e Vetralla, ku një shqiptar ka kërcënuar dhe tentuar të godasë me një hanxhar pronarin e një lokali.
Mësohet se shqiptari ishte ulur më herët në këtë lokal, por pronari i kishte kërkuar që të largohej pasi ishte i dehur dhe po shqetësonte klientët.
Por shqiptari duket se nuk e ka lënë me kaq, pasi është kthyer pas rreth dy orësh, dhe me një hanxhar në dorë ka tentuar që të godasë me hanxhar.
Për fat të mirë, pronari i lokalit ka mundur që ta largojë, dhe situata të mos përfundojë me të lënduar.