Avokati Alban Duraj, i ftuar në News24, ka kritikuar çmimet dhe cilësinë e shërbimeve të operatorëve celularë në Shqipëri.
Advertisements
Sipas tij, tarifat që aplikohen nga kompanitë janë më të shtrenjtat në rajon, ndërsa cilësia e sinjalit dhe e internetit nuk është në përputhje me çmimet e larta.
Advertisements
“Çmimet e kompanive në vendin tonë janë më të lartat në rajon. Matjet janë bërë në raport me ofertat që ato ofrojnë për konsumatorët. Ndërkohë, sinjali dhe cilësia e internetit nuk janë në nivelin e duhur,” – u shpreh Duraj.
Ai theksoi se interneti është një mjet i domosdoshëm për shumë qytetarë, si për ata që janë në marrëdhënie pune, ashtu edhe për ata që e përdorin për argëtim. Por pavarësisht kërkesës së lartë, cilësia e shërbimit mbetet e diskutueshme.