Atentati i ndodhur në Shkodër pak ditë më parë i mori jetën dy personave, Hamza Lici dhe Arlind Bushati, ndërsa humbi jetën edhe një grua e cila ndodhi rastësisht aty, duke qenë se po udhëtonte me bashkëshortin me motor.
Advertisements
Motra e Flutura Bashës, viktimës, foli ekskluzivisht në emisionin “Me Zemër të hapur” në News24 të autores dhe moderatorës Evis Ahmeti.
Advertisements
“Fati i saj i keq. Ishte ne vendin e gabuar në kohën e gabuar. Bashkimi është shumë keq. Akoma nuk ka dalë nga gjendja e rrezikut.
Më vjen keq për nënat e viktimave thash kur mora vesh për viktimat.
Pastaj thanë se ishte edhe një çift, po i thoja tim shoqi mos o zot sikur ta kishim në fis.
Flutura la pas dy vajza dhe një djalë.
Bashkimi merrte 100 mijë lekë pension. Kishte 3-4 muaj që kishte nisur punë sanitare. Ishte e kënaqur me punën.
Vendngjarja nga shtëpia e Fluturës në vijë ajrore nuk janë as një kilometër larg. Nuk e dimë nëse po ktheheshin në shtëpi apo po shkonin për në punë.
Advertisements
Bashkimi është ende në reanimacion, stafi i spitalit po i rri tek koka. Është në intubim, ka dëmtime gjithkund, vetëm një mrekulli mund ta shpëtojë”, tha ajo.