Copat e makinave të shpërndara në rrugë, pamje nga aksidenti i 3-fishtë në Pogradec

by editor

Këto janë pamjet nga aksidenti i trefishtë i ndodhur ditën e sotme në Pogradec. Sic shihet në foto, makinat janë shkatërruar nga përplasja, ndërsa copat e automjeteve kanë përfunduar në rrugë.

Aksidenti ndodh rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në afërsi të fshatit Udënisht.

6 persona kanë marrë lëndime nga aksidenti dhe ndodhen në spitalin e Pogradecit, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.01.2024, rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në afërsi të fshatit Udënisht, janë përplasur 3 automjete me drejtues shtetasit E. Q., Ch. R. dhe E. L.

Advertisements

Për pasojë kanë marrë lëndime 6 shtetas, të cilët ndodhen në spitalin e Pogradecit, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Advertisements

You may also like