Covid-19 rikthehet në mënyrë të frikshme në vednin fqinj! 60 persona të vdekur dhe 70 në intubim

by editor

Shqetësimi më i madh nuk është shtimi i numrit të rasteve, por ashpërsia më të cilën është rikthyer virusi

Advertisements

Në Greqi që prej muajit dhjetor të vitit të kaluar ka pasur një rritje të ndjeshme të numrit të rasteve me koronavirus.

Advertisements

Mirëpo shqetësimi më i madh nuk është shtimi i numrit të rasteve, por ashpërsia më të cilën është rikthyer virusi. Mediat greke raportojnë se gjatë periudhës 25-31 dhjetor 2023 numri i rasteve është rritur me 44%, ndërsa numri i personave të intubuar tani ka arritur në 70.

Po ashtu, 57 persona kanë ndërruar jetë nga komplikimet e Covid-19. Si rastet e gripit ashtu edhe rastet e virusit respirator janë rritur gjithashtu.

Mjekët bëjnë apel për kujdes dhe për kontrolle, pasi shum persona e ngatërrojnë Covid-19 me gripin apo virozat e tjera.

You may also like