“Ç’po heqin politikanët për të fshehur…”/ Artan Hoxha për hetimet e SPAK: Çyrben e merr me shpulla…

by editor

Gazetari Artan Hoxha ka folur sot për hetime e SPAK ndaj tij, për të cilat tha se kanë ardhur si pasojë e denoncimeve të tij dhe shqetësimit të njerëzve me pushtet. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha deklaroi se politikanët po përpiqen të fshehin bisedat që kanë në SKY ECC, ndërkohë që tha se flitet për lojtarë të vegjël si Jurgis Cyrbja, si i lidhur me krimin, por jo më lart. Ai shtoi se është bërë festë në burg kur doli lajmi se ai ishte arrestuar.

Advertisements

Pjesë nga biseda në studio:

Advertisements

Artan Hoxha: Ata (politikanët) e dinë se ç’po heqin për ti fshehur ato. Për çfarë po na çojnë kokë pusi ne? Ne e dimë çfarë ka aty…

Pyetje: Po pse nuk thua emra ti, se të futën që të futën?

Artan Hoxha: Rrugë e gjatë…
Nuk e dhashë burimin për 21 janarin se e gjëjnë dhe e vrasin. Unë e kam ruajtur burimin dhe më kanë akuzuar. A e ke parë sa emra gazetarësh kanë futur? Kanë futur emra sa janë lodhur? Pse i kanë futur? Janë vënë në siklet dhe distancohen. Po të filloj unë të distancohem, duhet të shkoj në Zelandën e RE për aq gjëra sa di. Kanë futur emrat e kolegëve. Është njëri, Flamur Vezaj. Pse i kanë futur? Nga komunikimi që kam folur, çfarë del?

Unë nuk kam ndërhyrë asnjëhre asnjë kolegu, kurrë në jetën time. Po flas për këta të kronikës. Unë mund të isha bërë drejtor dhe isha i nderuar sot, pse të haja veten me dhëmbë për të marrë njerëzit në qafë? Pse i kanë futur gazetarët? Emisioni jon ndiqet në burgjet në Guayaquil. Pse me gjërat që thonë njerëzit do të merresh ti. Unë nuk kam ndërhyrë asnjëhrë, sepse nuk kam lejuar njeri të më ndërhyjë.

E di cfarë ju ndodh gazetarëve që ju ka dalë emri aty? Ata atje sipër fërkojnë duart. Është bërë festë në burg kur doli lajmi se unë arrestohem. Te emrat e politikanëve, ne në fakt, ishim shumë pak gazetarë që po rezistonim, ishim sepse po afronte fushata, po trashej zullumi, po fshiheshin kaq emra. Pse Cyrbja e ka bërë Durrësin? Cyrben e merr me shpulla. Me kë flet ai Cyrbja? Pse ne e kemi nxjerrë rezultatin e zgjedhjeve atje? Ne e kemi manipulaur rezultatin e zgjedhjeve atje?

You may also like