“Çyrbja shumë shpejt i pandehur”/ Klodiana Lala zbulon “fatin” e ish deputetit: S’i duhet më Ramës, lojë e pistë

by editor

Gazetarja Klodiana Lala ka folur për dorëheqjen e deputetit të PS, Jurgis Çyrbja, vetëm gjashtë muaj para zgjedhjeve parlamentare.

Advertisements

E ftuar në një emision televiziv Lala tha se Çyrbja nuk i duhej më kryeministrit Edi Rama dhe se është detyruar të dorëhiqej. Gazetarja deklaroi se sipas burimeve të saj, Çyrbja do të merret i pandehur nga SPAK.

Advertisements

“Ju thoni dha dorëheqjen, nuk mendoj se e ka lënë mandatin, mendoj se e kanë detyruar të shkojë drejt një vendimi të tillë. Nuk e lidh fare me Prokurorinë e Posacme. Unë e kam ekspozuar Jurgis Cyrbjan në vitin 2017-2018, me biseda të një grupi të struktuar kriminal me një nga njërëzit m ëtë besuar të Shullazit. Lobe të fuqishme brenda PS duan të zaptojnë qarkun e Durrësit dhe Cyrbja nuk iu duhej ferrë nëpër këmbë.

Mendoj se ka një lojë të pistë dhe të thellë që Cyrbja të mos ishte pjesë e Parlamentit. Ta them për shumë arsye. E kam parë hetimin që po kryhen ndaj Jurgis Cyrbjas, ai është kallëzuar nga Paloka, është kallëzim që ka të bëjë me mbivendosjen e pronave kur Cyrbja drejtonte hipotekën e Durërsit.

Advertisements

Mendoj se është një prapaskenë dhe lojë e pistë i grupimeve dhe lobeve në Durrës. Është kallëzuar para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, tani jemi në 2024. Në 2024, një ditë të bukur thirret në prokurori. Pra dikush dhe mendoj se Ramës nuk I duhet më Cyrbja. Bëhet fjalë për 4 praktika që po hetohen. Jurgis Cyrbja, jo më larg se ditën e nesërme do të thirret si person nën hetim dhe do të merret i pandehur.

Por, kjo paralajmëron, largimi i tij nga Parlamenti, do të kuptosh cfarë do të ndodhë në qarkun e Durrësit. Dorëheqja e tij do të zbulojë shumë pjesë të errëta. Burimet e mia të besuara thonë se do të thirret ditën e nesërme. E shoh pak më të thellë, situate në Durrës është më e vështirë se në 2021 dhe krimi i organizuar do të jetë shumë më agresiv. Mendoj se cyrbja nuk i duhet më Ramës, thotë nuk dua një ferrë nëpër këmbë.”, tha Lala.

You may also like