Dalin në dritë detaje të reja nga vrasja e gruas në Maliq, burri e qëlloi me plumb në kraharor, ja cili ishte shkaku i ngjarjes makabër

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e Luiza Mullallit në Zemblak të Maliqit. Burimet bëjnë me dije se viktima është goditur me armë zjarri nga një distancë e afërt, ndërsa njëri prej plumbave e ka prekur në pjesën e kraharorit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Advertisements

Aktualisht grupi hetimor po vijon ekspertizën e plumbit për të konfirmuar armën e përdorur, ndërsa autori i identifikuar si Gjergji Mullalli (bashkëshort) i viktimës ende është në arrati.

Advertisements

Gjatë kohëve të fundit çifti kanë pasur debate me njëri-tjetrin, ku viktima ishte e pajisur me urdhër mbrojtje ndërsa shkak është bërë divorci i kërkuar prej saj.

Policia aktualisht ka ngritur pika kontrolli në hyrje e dalje të qytetit, ndërsa mbrëmjen e shkuar në komisariat u shoqëruan disa persona, familjarë të çiftit. Ata janë pyetur nëse kanë dijeni për konfliktin në familje, ndërsa më pas janë lënë të lirë.