Një autokolonë, e cila dyshohet se transportoi trupin e disidentit rus, Alexei Navalny, nga burgu në morg, është kapur nga kamerat e sigurisë.
Advertisements
Media opozitare ruse, “Mediazona”, raporton se imazhet janë zhvilluar në natën mes 16 dhe 17 shkurtit 2024.
Advertisements
Të dyja kamerat tregojnë të njëjtën autokolonë që kalon lumin Ob në jug të Labytnangi, përgjatë rrugës së vetme midis burgut Kharp dhe morgut Salekhard, ku supozohet se ndodhet trupi i Navalny-t.
Theksojmë se vendndodhja e trupit të Navalny-t nuk është bërë e ditur nga autoritetet ruse, ndërsa përpjekjet për ta gjetur atë janë ndaluar.
Yulia Navalnaya, e veja e liderit opozitar rus, ka ngritur akuza se bashkëshorti i saj është vrarë me urdhër të presidentit Vladimir Putin.
Yulia Navalnaya ka ngritur pretendimet se autoritetet ruse po e fshehin trupin e tij, pasi po presin që të zhdukin gjurmët e agjentit nervor Noviçok.