Damian Gjiknuri del pas 6 orësh nga SPAK, nuk tregon përse u pyet: Është sekret … (Video)

by editor

Ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri ka dalë nga ambientet e SPAK pas rreth gjashtë orësh në një seancë pyetje nga prokurorët.

Advertisements

Në përfundim të seancës, të shumtë kanë qenë gazetarët që kanë kërkuar të dijnë se përse ishte thirrur në SPAK dhe përse e pyetën prokurorët, por Gjiknuri u përgjigj shkurt duke thënë: “është sekret hetimor”.

Advertisements

“Është gjëja më normale të vish të japësh shpjegime për ngjarje që i ke mësuar gjatë ushtrimit të detyrës. Është sekret hetimor, mund të jenë edhe çështje të tjera”, u shpreh Gjiknuri.

You may also like