Darkë me një femër, arrestohet në Francë bosi i mafias italiane, u arratis me carcafë nga burgu

by editor

Një bos i mafies italiane, i cili u arratis nga një burg i sigurisë se larte vitin e kaluar duke përdorur çarçafët e shtratit për të zbritur muret, është kapur në Francë.

Advertisements

Shtetasi Marco Raduano, 40-vjeçar, bos i mafies Gargano në rajonin jugor italian të Pulias, u kap të enjten jashtë një restoranti luksoz në Bastia, Korsikë, ku po darkonte me një femër.

Advertisements

Ai u kap nga e njëjta njësi antimafia që arrestiu Matteo Messina Denaro , një tjetër bos kriminal që kaloi gati tri dekada në arrati.Rauduona u rendit si një nga 10 me të kerkuarit më të rrezikshëm të Europolit.

Policia kapi edhe krahun e tij te djathte, Gianluigi Troiano, i cili u largua nga arresti shtëpiak në vitin 2021, pasi shkëputi byzylykun e mbikqyrjes elektronike. Ai u arrestua të enjten në Granada të Spanjës teksa merrte një paketë nga një pikë shërbimi.

Operacioni i përbashkët u urdhërua nga Drejtoria e Anti-Mafias se qarqeve te Barit e Pulias dhe u krye nga Karabinierët e ROS dhe komanda provinciale e Foggia, Pulia, citon lajmifundit.al. Guardia Civile spanjolle dhe xhandarmeria kombetare franceze gjithashtu bashkëpunuan në aksion.

Arratisja e Raduanos duke lidhur çarçafë nga dritarja e burgut një vit më parë u kap nga kamerat e vëzhgimit të burgut.

Arratisja zgjati 16 sekonda dhe ai u largua në këmbë pa asnjë gardian të vënë re apo ndjekur, gjë që çoi në një hetim të brendshëm të punonjesve burgut.

Raduano po vuante një dënim me 24 vjet burg për trafik droge kur u arratis, dhe u dënua me burgim të përjetshëm në mungesë me pas për nxitjen e vrasjes së mafiozit Omar Trott në një bar brusketa në Vieste, Itali, në vitin 2017./lajmifundit.al

You may also like