“Dashuria të merr në befasi”/ Çfarë shkruante në rrjetet sociale Klodiana Vefa që u ekzekutua nga bashkëshorti në Itali

by editor

Në rrjetet sociale Klodiana, në një postimi më 17 shtator në Instagram shkruan: “E njoh shumë mirë veten, jam prej betoni dhe xham. Disa gjëra nuk më prekin, të tjera më shkatërrojnë”.

Advertisements

lodiana Vefa është 35-vjeçarja shqiptare që u ekzekutua mbrëmjen e djeshme me plumb në kokë teksa po kthehej në banesë.

Sipas dyshimeve të para nga ana e autoriteteve të policisë mendohet se rasësi është bashkëshorti i viktimës, i identifikuar si Alfres Vefa.

Advertisements

Nga informacionet e mediave italiane mësohet se viktima po kthehej nga puna për në banesë, kur u qëllua me armë zjarri për vdekje rreth orës 20:00 në fshatin Puppino.

Në rrjetet sociale Klodiana, në një postimi më 17 shtator në Instagram shkruan: “E njoh shumë mirë veten, jam prej betoni dhe xham. Disa gjëra nuk më prekin, të tjera më shkatërrojnë”.

Xhelozia dyshohet se mund të jetë shkak i ngjarjes. Më pak se një muaj më parë, Klodiana shkruante: “Dashuria të merr gjithmonë pak në befasi, ka nga ata që pushtohen prej saj dhe në fund ikin dhe ka nga ata që e jetojnë atë me gjithë pasionin dhe forcën e tyre”.

Advertisements

Dhe në rrjetet e saj sociale komentet e bashkëshortit të saj Alfredit ishin zhdukur tashmë prej pak kohësh.

Gjurma e fundit në faqen sociale daton në 18 prill 2022, kur ai komentoi një foto të Klaudias në shoqërinë e djalit të saj.

Policia ka marrë në pyetje fëmijët e mitur të viktimës të moshës, 17 dhe 14 vjeç, të cilët kanë deklaruar se mes prindërve të tyre ka pasur debate të shpeshta.

Mësohet se Klodiana Vefa dhe autori kanë debatuar para se ky i fundit ta ekzekutonte në rrugë.

You may also like