Situata e tensionuar mes Eglës dhe Ilnisës, nuk ka munguar as mbrëmë në kuzhinë. Teksa Ilnisa ka qenë duke gatuar atje, Egla ka shkuar për të mbushur ujë në lavaman dhe Ilinisa nuk e ka lejuar atë të përdorë çezmën.
Advertisements
Ilnisa: “Kur të mbaroj unë, mos i fut duart këtu”.
Advertisements
Egla: “Kam nevojë për ujin”.
Meriton: “Mos provoko, ma jep mua ta mbush ujin”.
Ndërkohë që Egla ka tentuar të mbushë ujin me forcë, Ilnisa e ka pickuar.
“Mos më prek mi budallaqe, mos më picko mua.
Ta thërrasim Riken? Ordinere”.
Pasi situata mes dy banoreve, ka agravuar në ofendime, Meritoni ka hyrë në mes të tyre për t’i ndarë.
Egla filloi ta spërkasë Ilnisën me ujë, ndërsa kjo e fundit i merr xhezven e çajit që Egla mbushi me ujë dhe e derdh.
Meriton: “Mos bëni lojë fëmijësh”.
Egla: “Largohu kur afrohem unë këtu”.
Ilnisa: “Merre tjetrën”.
Egla: “Ti je histerike”.
Meriton: “Definitivisht Egla je shumë e keqe. Mënyra si sillesh, si provokon, mos bëj kështu”.
Kujtojmë se, Ilnisa dhe Egla, kanë debatuar ashpër me njëra-tjetrën para pak ditësh, ku Egla i përmendi emrin e vajzës Ilnisës.