Aferat korruptive të zv/kryeministres Belinda Balluku u bënë objekt debati dje në Kuvend. Në një seancë të nxehtë, deputeti i opozitës, Agron Shehaj ka shpërthyer në akuza të forta ndaj zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, duke e akuzuar për abuzime të rënda financiare dhe aferat korruptive që mbajnë mbi kurriz 1.3 miliardë euro. Sipas tij, Balluku ka ndihmuar në devijimin e këtyre fondeve për projekte dhe tendera të dyshimtë, që dyshohet se janë përdorur për interesa personale dhe grupore. Debati ka marrë përmasa të tensionuara, pasi ai zbuloi se ka kërkuar një interpelancë urgjente për ministren, duke kërkuar sqarime lidhur me akuzat për shpenzime dhe projekte të dyshimta që janë përfshirë në qeverisjen e saj.
Advertisements
Por, edhe pse ka 6 muaj, sipas deputetit Shehaj, Partia Socialiste ka refuzuar kërkesën për interpelancë, duke mbrojtur ministren dhe duke e konsideruar këtë si një manovër të opozitës për të minuar imazhin e qeverisë. Gjithashtu ai dh kolegët e tij, kanë theksuar se pasqyra e projekteve të financuara me fondet e shtetit nën udhëheqjen e Ballukut është plot me kontrata të dyshimta dhe manipulime që sjellin përfitime të jashtëligjshme për individë të caktuar. Ata kanë bërë thirrje për hetime të thelluara dhe transparencë mbi mënyrën se si janë shpërndarë këto fonde dhe se si janë menaxhuar projektet infrastrukturore që kanë pasur përfitues të dyshimtë. Për këtë arsye, ky debat ka nxitur një valë tensioni dhe përplasjeje mes mazhorancës dhe opozitës, duke treguar se çështjet e korrupsionit dhe menaxhimit të fondeve publike mbeten një nga temat më të nxehta dhe të diskutueshme në politikën shqiptare.
Advertisements
Reagimi i Shehajt
Konkretisht deputeti Agron Shehaj i është drejtuar dje në Kuvend kryeparlamentares Elisa Spiropali, duke kërkuar se kur do të zhvillohet interpelanca e kërkuar nga ana e tij me ministren Belinda Balluku. Shehaj u shpreh i indinjuar se ka 6 muaj që kërkon interpelancë me Ballukun për një aferë gjigande me vlerë 1.3 miliardë euro. “Nuk ka nevojë të ngre zërin nëse respektoni rregulloren. Zonja kryetare, kam 6 muaj që kam kërkuar interpelancë me ministren Balluku për aferën gjigande 1.3 miliardë euro. Keni 6 muaj që e shtyni. Si mund të ndodhë diçka e till? Pse i fshiheni interpelancave, a mund ta di kur keni ndërmend ta lejoni të ndodhë, apo prisni të mbyllet fare Parlamenti”, u shpreh Shehaj. Pas indinjatës së Shehajt, Spiropali u justifikua teksa theksoi se interpelanca e kërkuar nga Shehaj është vendosur në kalendar dhe do të zhvillohet.