Debatet e ashpra me Sarën/ Tha se ka lënë një lidhje pezull jashtë, reagon menaxheri i Bardhit dhe zbulon si qëndron e vërteta

by editor

Sara dhe Bardhi kanë patur mbrëmë një debat mjaft të ashpër me njëri-tjetrin. Këngëtari i ka kërkuar asaj që të kenë një distancë dhe Sara i është kthyer e prerë “të ndahemi definivisht”.

Advertisements

Bardhi i ‘numëron’ Sarës të gjitha momentet kur ai ka qenë shumë mirëkuptues me të, që kur në shtëpinë e “Big Brother VIP 3” hyri ish-partneri i saj e deri kur ajo tregoi se ka qenë shtatzënë.

Advertisements

Në këto momente Sara ka shpërthyer ashpër ndaj këngëtarit duke e quajtur “njeri të ndyrë”.

Ditën e sotme ishte i ftuar në “Fan Club Big Brother VIP” shoku dhe menaxheri i Bardhit, Jetmiri, i cili tha se këngëtari i njohur është shumë i sinqertë.

“Nuk dyshoj te Bardhi se është shumë i sinqertë. Të them të drejtën të gjithë janë aty për lojë. Edhe një që thotë nuk jam këtu për vëmendje, nuk e besoj.

Edhe Bardhi është aty për një qëllim të caktuar, po flas si menaxheri i tij”, tha Jetmiri.

I pyetur nëse mendon se Bardhi ka ndjenja të vëreta për Sarën, ai u përgjigj:

“Aty mundet me e ditë vetëm ai. Mund të gaboj nëse them ka apo nuk ka”.

Ndërsa kur Ronaldo Sharka e pyeti nëse e njeh vajzën që Bardhi përmendi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Jetmiri u shpreh:

“Unë them se e ka bërë nga mllefi. Nuk ka një të dashur”.

You may also like