Zhvillimi i mbledhjeve të komisioneve parlamentare online përmes paltformës “Zoom” u ka dhënë shumë liri deputetëve të parlamentit.
Advertisements
Nuk ke pse të jesh present fizikisht në kryesinë e kuvendit për të diskutuar apo debatuar për pr/ligjet, mjafton një telefon me kamera.
Advertisements
Fizikisht mund të jesh në makinë, në një lokal, në banesë apo në zyrën tënde nuk ka rëndësi, mjafton që të jesh online në platformën zoom.
Edhe sot në komisionin e ligjeve ku u diskutua aministia penale, kanë qenë tre deputetë, Aurora Mara, Olta Xhaçka dhe Damian Gjiknuri të cilët kanë qenë duke udhëtuar me makinë ndërsa në Zoom vijonte debati nëse duheshin pranuar propozimet e PD-së për të falur protestuesit.
Udhëtimi me makinë ka zgjatur aq sa dhe diskutimi pasi në momentin kur ata duhej të votonin, nuk duken më në makinë por të ulur në një tryezë, diku larg kryesisë.
Komisionet parlamentare vijojnë aktivitetin e tyre online nxitur nga aksioni i opozitës për të bllokuar zhvillimin normal të aktiviteteve parlamentare.