Bota mbrëmjen e së premtes (me orën shqiptare) u nda “në dysh”. Përplasja LIVE mes presidentit Donald Trump dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky shkaktoi “tërmet” dhe liderë të ndryshëm reaguan pas atij takimi të “dështuar”.
Advertisements
Liderët europianë u pozicionuan krah Zelenskyt duke e inkurajuar që të qëndrojë i fortë pasi Bashkimi Europian do të jetë përkrah tij. Ndërkohë, i vetmi “që fërkoi barkun” nga kjo marrëveshje e shkuar keq mes Trump dhe Zelenskyn ishte padyshim Vladimir Putin.
Advertisements
Por, ka pasur dhe politikanë të cilët vendosën të qëndrojnë larg komenteve për këtë ngjarje, siç ka qenë dhe udhëheqësja e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen.
Ndryshe nga europianët të cilët kritikuan Trump dhe i “fërkuan shpatullat” Zelenskyt, Marine Le Pen vendosi që të mbante një balancë, ndërsa në të njëjtën kohë nuk kurseu as kritikat për BE.
Gjatë vizitës së saj në Panairin Bujqësor të Parisit, Marine Le Pen, iu kërkua të komentojë zhvillimet në Ukrainë, pas takimit mes Trump dhe Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë duke deklaruar se nuk pa “asgjë jashtëzakonisht të çuditshme” në faktin se “dy liderët po mbrojnë interesat e tyre kombëtare dhe perceptimet e tyre për një botë më të drejtë”.
Le Pen tha gjithashtu se tensione të ngjashme shpesh ekzistojnë, por jo në arenën politike. Ajo theksoi se në tre vitet e fundit shqetësimet e saj kanë qenë për arritjen e paqes, ndërsa për rolin e Evropës është shprehur: “Nuk e di se çfarë janë evropianët. Ka vende, ka kombe dhe kombet e Evropës janë dukshëm të ndarë”.
Sondazh
Si e shihni të ardhmen e marrëdhënieve SHBA – Ukrainë pas debatit të ashpër të Trump me Zelenskyn?
Do të forcohen më tej
Do të ftohen marrëdhëniet
Nuk do të ketë ndryshime të mëdha