Dëbora mbulon zonat malore, temperaturat bien me disa gradë

by editor

Mbrëmja e së premtes dhe orët e para të mëngjesit sollën në vendin tonë reshje të dendura shiu.

Stuhia polare që preku edhe vendin tonë në zonat e thella malorë në lartësi mbi 1 mijë metra solli reshje në formë dëbore.

Advertisements

Më e prekur prej tyre është zona juglindore, ku dëbora ka mbërritur deri në fshatrat në afërsi të qytetit të Korçës.

Në rrugën Boboshticë – Dardhë, nga kilometri i 7 deri në kilometrin 12 trashësia e bores është 6 centimetra.

Advertisements

Subjektet kontraktore kanë ndërhyrë me mjete borëpastruese dhe kanë kriposur aksin turistik drejt Dardhës, i cili qarkullohet pa probleme.

Ndërsa në fshatrat e thella malore si Shtyllë, Panarit e Lekas trashësia e borës shkon deri në 20 centimetra.

Advertisements

Reshjet e dëborës mbuluan edhe një pjesë të mirë të zonës së Kukësit, ku në gjithsesi nuk pati probleme me qarkullimin.

Në formë dëbore ishin reshjet edhe në zonat malore të Dibrës mbi 1 mijë metra lartësi.

Pavarësisht se situata metereologjike është përmirësuar në gjithë vendin, reshjet e dëborës që ranë gjatë natës kanë bërë që temperaturat të bien ndjeshëm.

Sinoptikanët parashikojnë që në orët në vazhdim dhe gjatë të dielës moti të jetë i kthjellët, ku dielli do të mbizotërojë në pjesën më të madhe të vendit.

Por kjo do të shoqërohet me një rënie edhe më madhe të temperaturave që në zonat malore do të kapë edhe vlera negative.

You may also like