Dëborë në pranverë, zbardhet qarku i Kukësit! Ulen ndjeshëm temperaturat (Video)

Kukësi përfshihet nga moti i keq me era, reshje shiu e bore si dhe ulje temperaturash.

Advertisements

Në lartësitë 600 metër mbi nivelin e detit reshjet e shiut i kanë lënë vendin borës. Deri më tani zonat si Arrën, Shishtavec, Kalisë, Gryk Çajë, Zapot, Topojan, Kishaj, Cahan, Valbonë, Dragobi nuk paraqesin probleme në lëvizje pavarësisht se bora ka arritur deri në 5 cm.

Advertisements

Drejtuesit e mjeteve të përdoruesve të rrugëve nacionale duhet të bëjnë kujdes veçanërisht në

Segmentet Kam-Qaf Luzhë, Ura e Topojanit-Shishtavec, Kolosjan-Bushtricë-Kala e Dodës apo Kalimash-Qaf Shllak-Qaf Mali, këto segmente kanë prezencë të akullit e borës, si dhe ka prezencë të rënies së gurëve nga moti i keq.