Dëborë në zonat malore, parashikohet javë e ftohtë

Zonat veriore dhe verilindore të vendit janë përfshirë nga reshjet e dëborës këtë mëngjes.

Advertisements

Në rrugën e Kombit pati vështirësi në qarkullim, për pasojë janë shënuar dy aksidente, ndërsa në daljen e fshatit Fan një mjet tjetër doli nga rruga, fatmirësisht pa pasoja.

Advertisements

Edhë në zonat e qarkut të Shkodrës ka prezencë të dëborës. Sipas autoriteteve rrugët janë të hapura ndërsa qarkullimi i automjeteve duhet të kryhet me goma dimërore. Ndërsa pjesa tjetër e territorit ka mot të paqëndrueshëm.

“Parashikohet që edhe dita e nesërme të mbetet e paqëndrueshme. Nesër do jenë zonat juglindore që do marrin reshje dëbore dhe reshjte të pakta shiu pjesa tjetër e territorit”, shprehet sinoptikanja Lajda Porja.

Reshjet ndërpriten të mërkurën, dhe rikthehen kthjellimet në të gjithë territorin shqiptar.

“Pritet të depërtojë një masë e ftohtë, do kemi mot të thatë”, tha Porja.

Për pasojë temperaturat do të bien ndjeshëm, sidomos në orët e para të mëngjesit.

“Do të shkojnë edhe në minus 7 gradë minimalet, dhe maksimalet jo më shumë se 11 apo 12 gradë Celsius”, thekson sinoptikanja.

Kjo javë do të ketë edhe ditët e fundit të ftohta për këtë dimër.