“Defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë”- Ndërprerja e energjisë elektrike, reagon OST: Shkak, temperaturat ekstreme

by editor

Operatori i Sistemit të Transmetimit ka reaguar pas ndërprerjes së energjisë elektrike në Tiranë dhe rrethe. Sipas, OST defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë.

Advertisements

Në një deklaratë njoftohet se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ekstreme kanë qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit.

Advertisements

Pas ndërprerjes, është rikthyer energjia elektrike në Tiranë dhe qytetet e tjera të vendit ku kishte probleme.

“Defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin. Është identifikuar defekt edhe në linjën e Prizrenit.

Nga kryqja fillestare rezulton se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ekstreme kane qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit.

OST po merr masa për rikthimin e energjisë elektrike te të gjithë konsumatorëve”, njofton OST.

You may also like