Zbardhen mesazhet që 39 vjeçari shqiptar Kastriot Cenko iu dërgonte fëmijëve dhe të afërmve në emër të gruas Alba Cenko pas vrasjes së saj. Cenko e goditi gruan me një çekiç në kokë, e mbyti me një karikues telefoni, e futi në dollapin e dhomës së gjumit dhe më pas e çoi në papafingo. Të nesërmen, ai filloi të aktrojë duke u dërguar mesazhe fëmijëve dhe të afërmve, sikur po i shkruante 35 vjeçarja.
Advertisements
Mesazhet që iu ka dërguar fëmijëve:
Advertisements
“(…), mami u largua, mora disa rroba, një valixhe, unë jam tashmë në Patra dhe nuk do të kthehem më në shtëpi. Prandaj, kujdesu për vëllain tënd dhe dëgjo babin. Kur të mbledh para dhe të përgatis letrat, do të kthehem për t’ju marrë me vete”
“Tani për tani do iki larg dhe u ndava me babin, ndaj dëgjojeni që të mos zemërohet dhe kujdesuni. Në rregull fëmijë. Unë do t’ju telefonoj kur të mundem. Ok, mos u shqetësoni, do të jem mirë dhe do t’ju marr kur të mundem. Ok.”
“Ju përqafoj të dy. Dhe dëgjoni babin. Në rregull fëmijë. Kur të mbaroj letrat dhe të mbledh paratë, do të vij të të marr ty, por deri atëherë tregohu i mençur të dëgjosh babin dhe të kujdeseni për njëri-tjetrin.”
“Unë do të të marr, mos u shqetëso. Do të jem mirë mirupafshim. Edhe një gjë beb, babi nuk e di që jam larguar, kur të lexojë mesazhin, thuaj që do ta marr në telefon që të mos më marrë. Mirë puthje fëmijë.”
Mesazhet për të afërmit
Në të njëjtën kohë, 39-vjeçari ka tentuar të çorientojë të afërmit e viktimës, duke iu dërguar mesazhe nga celulari motrës së saj për ta qetësuar. Ai i shkruan kunatës se është mirë dhe se është larguar me një shoqe për në Itali, duke i kërkuar që të mos flasë me autoritetet, sepse ajo (gruaja e tij) do të humbiste punën.
“Të thashë se do të të marr kur të kem kohë. Unë jam mirë. Mos u shqetëso”, i shkruan ai gruas, e cila e shqetësuar për fatin e motrës, merrte video telefonata vetëm për ta parë dhe i kërkonte asaj t’i dërgonte një mesazh për t’u siguruar që ishte mirë.
“Motër, të thashë se jam mirë. Mos u shqetëso dhe thuaj mamit që jam mirë, të thashë që do të të marr sapo të shkoj në një vend ku do të jem mirë”, ka shkruar vrasësi.
Në një mesazh tjetër ai i shkruan kunatës së tij: “Motër, të thashë se jam mirë. Mos e denonconi në polici se do me krijoni probleme në punë. Kur të kem kohë, do t’ju marr. Jam mirë”.
Motra e viktimës shpreh shqetësimin e saj: “Motra ime e mirë, më dërgo një mesazh audio që të të dëgjoj. E kuptoni se jemi të shqetësuar”, thuhet në të.
“Do të të marr pak më vonë, nuk jam vetëm tani”, i përgjigjej vrasësi duke u shtirur si gruaja e tij. “Pse, motra ime, je e varur nga dikush tjetër?” “Jam me një shokun tim. Unë jam mirë, do të flasim më vonë. Thuaji edhe mamit që të mos shqetësohet”, ishte përgjigja që ajo mori.