Tonin Ndoj, babai i Amarildos, një prej të plagosurve nga të shtënat me armë zjarri në Laç, ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë që i mori jetën një 24-vjeçari.
Advertisements
Babai i të riut shprehet se djali i tij është në gjendje të rëndë dhe pritet të operohet.
Advertisements
Ndoj shtoi se ngjarjen e mësoi përmes mediave dhe se nuk ka qenë në dijeni të një konflikti të djalit të tij. Sipas tij djali kishte 5 minuta që kishte dalë nga banesa dhe ai ka ndërhyrë të ndajë personat e përshirë në konflikt.
“Djali është në gjendje të rëndë, presim që të operohet. Kishte 5 minuta që pati dalë nga shtëpia, e ka kapur e pabëra kot. Ka hyrë me ndarë të tjerët, nuk ka pasur asnjë zënkë me asnjë. Nuk kam qenë në dijeni të asnjë sherri apo problemi që të ketë pasur. Ne e dëgjuam në televizor si ngjarje, më tha bashkëshortja paskan plagosur Aldon. Kaq dimë, asgjë më shumë. Djali ka qenë me Klevis Ndrecën. Në këto momente nuk kemi asgjë çfarë të themi, lutemi të na shpëtoj djali”, tha ai.
Të plagosurit Daniel Gjeloshi, Liridon Ismailaj dhe Angjelina Ndoj raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe do të vazhdojnë trajtimin në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë.
Sipas informacioenve, të rinjtë janë konfliktuar verbalisht për shkak se gjatë lëvizjes me makinë kanë kapur pasqyrat e njëri-tjetrit.
Konflikti verbal 5 minuta më vonë ka agravuar në përdorimin e pistoletave. Ata kanë lënë të takohen e të sqarohen pak më tutje në rrugën ku ndodhi edhe ngjarja. Sapo kanë ndaluar dhe zbritur, Ndreca ka nisur të qëllojë me armë.
Ndreca dhe Gjeloshi kanë qëlluar me armë në drejtim të njëri-tjetrit. Klevis Ndreca ka qëlluar me armë drejt tre të rinjve të tjerë, të cilët i la të plagosur.
Nga të shtënat me armë i plagosur aksidentalisht mbeti edhe shoku i tij Amarildo Ndoj dhe shitësja ambulante.
Me armë zjarri pistoletë është kundërpërgjigjur edhe Daniel Gjeloshi, por nuk ka plagosur asnjë person.
Gjithashtu mësohet se arma që u gjet pak metra larg vendit të ngjarjes i përket 26-vjeçarit Daniel Gjeloshi.
Bëhet me dije se Klevis Ndreca është vetëdorëzuar në polici pas ngjarjes, ku ka dorëzuar edhe armën e krimit.
Në dëshminë e tij paraprake, Ndreca ka deklaruar se ka qëlluar me armë drejt të rinjve sepse është trembur pasi sipas tij i ka parë që kanë pasur armë.