Aldo dhe Egli kanë patur një debat të ashpër gjatë ditës së sotme me njëri-tjetrin dhe shkak për këtë është bërë Gjesti. Dyshja më parë ishin shumë miq të mirë së bashku pasi njiheshin dhe nga jashtë, por me ardhjen e Gjestit, shumë raporte u trazuan brenda Big Brotherit.
Advertisements
Aldo e ka akuzuar Eglin se ndryshoi totalisht sjellje kundrejt tij në momentet që në shtëpi kanë ardhur dronat për Gjestin dhe sipas tij, kjo e bëri Eglin të afrohej më shumë me këngëtarin.
Advertisements
Zanafilla e debatit të tyre është një moment kur Gjesti është shprehur se Eglin e ka dashnore. Aldo ka shkruar tek Egli dhe i ka thënë “E dëgjove se çfarë tha ai?” Kjo është marrë si diçka tendecioze nga ana e Eglit, e cila ka thënë që Gjesti nuk e di kuptimin e keq të asaj fjale.
Ndër të tjera Aldo është shprehur dhe kundër nominimit që Egli ka bërë ku nxorri veten dhe Xumin në televotim dhe ky i fundit la garën përfundimisht.
Pjesë nga debati:
Aldo: Një shoqe nuk të lë me oportunitetin e parë që i vjen në shtëpi
Egli: Të lë, kush të la ty?
Aldo: Kush të la ty? Unë të lashë ty?
Egli: Po më bie ti mua në qafë
Aldo: Jo tani, përpara kush la njëri-tjetrin?
Egli: Unë nuk të kam lënë
Aldo: Ti m’u ktheve kundër
Egli: Jo mor zotëri, unë madje të kam ardhur e të kam thënë ‘ndjesë nëse…’.
Aldo: Unë erdha si një shok i mirë
Egli: Tendence
Aldo: Ja ku është shoqja, shoqja ia merr shokut me tendencë, kjo nuk është shoqe e mirë. Me respekt e merr vajzën time hopa, e para
Egli: Pse e fut gocën këtu? Merr parasysh ato që ke folur këtu, turp të të vijë ty
Aldo: Oportuniste, interesaxhie, tre drona t’u deshën për të hedhur shokun poshtë. 1, 2, 3, op Super Sayan
Egli: Dronat kanë ardhur në suportin tim, jo për ty
Aldo: Dëgjove këtë gjarprin këtu
Egli: Nuk më ka ardhur ndonjë dron ndahu nga Aldo
Aldo: Jo, jo, erdhi Gjesti dhe Egli, dëgjove gjarprin numër 1 që të dha informacione të shtrembëruara
Egli: Dëgjoj me veshët e mi dhe shoh me sytë e mi
Aldo: Ti nuk ke pikë ndërgjegje
Egli: Ti mbaj përgjegjësi për çfarë nxjerr nga goja. Ti vetëm shoku im nuk je
Aldo: Dy standarde
Egli: Ti shoku im më ke përdorur mua për ti rënë Gjestit