Degradon sherri brenda repartit të zjarrfikëses në Kavajë, një prej tyre qëllon me thikë dy kolegët e tij, çfarë ndodhi gjatë natës

by editor

Një sherr mes zjarrikësve ka ndodhur brenda repartit në Kavajë. Raportohet se një zjarrëfikës është konfliktuar me kolegët e tij dhe dyshohet se ka qëlluar me thikë dy prej tyre.

Advertisements

Të plagosurit raportohet se kanë marrë dëmtime në këmbë dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00 në repartin zjarrëfikës të Kavajës.

Policia e Kavajës ka shoqëruar në komisariat personat e përfshirë në konflikt dhe ka ndaluar personin e dyshuar si autor të sulmit ndaj kolegëve.

Gjithashtu zjarrëfiksët e përfshirë në konflikt janë pezulluar.

Advertisements

You may also like