Degradon sherri në Big Brother, Meri – Rozës: Po të kapa s’do të ngel qime floku në kokë

by editor

Meri Shehu dhe Roza Lati e nisën ditën mbarë duke biseduar me njëra-tjetrën, por papritur situata agravoi. Një gjest i Merit nuk i pëlqeu Rozës. Meri i gjuajti Rozës me një shuplakë në faqe duke e quajtur përkëdhelje, por Roza nuk ia pranoi duke hapur sherr.

Meri nuk duroi më dhe iu kthye ashpër Rozës duke e paralajmëruar se do e nxjerrë nga Big Brother.

Advertisements

“Deri tani më je dukur pavlerë, por po të kapa unë seriozisht s’do të ngelet qime floku në kokë. Qepe! Dije se po të kapa seriozisht këtu nuk reziston për 24 orë, jo vetëm këtu po as në Shqipëri më”, i tha Meri e nxehur Rozës.

You may also like