Deklarata e ambasadës së SHBA, Berisha: Nuk jam këtu për të diskutuar të shkuarën. 5 nëntori u dha përgjigje

Kryetari i PD, Sali Berisha, iu përgjigj interesit të gazetarëve për një koment mbi deklaratën e ambasadës së SHBA se nuk bashkëpunojnë me persona non-grata.

Advertisements

“Nuk jam këtu për të diskutuar të shkuarën. 5 nëntori u dha përgjigje këtyre. Kjo është administratë që ka humbur. Nuk jam këtu për të harxhuar kohë për të shkuarën. Duhet të më pyesni për të ardhmen.

Advertisements

Po më pyetët për administratën që vjen, se për administratën që ikën, nuk besoj që ka mbetur gjë që nuk kam thënë para jush. Nuk rri të komentoj unë tani, të themi, çfarë t’i thuash, ajo ishte shkruar nga dora e Kimit, bile e kishte ndryshuar pak. Nuk mund të komentoj administratën që ikën,” tha Berisha.

Mbledhja e parlamenteve Shqipëri-Kosovë

Berisha, deklaroi përpara Kuvendit, se në prag të mbledhjes së parlamenteve Shqipëri-Kosovë, duhet që Edi Rama të kërkojë ndjesë që vendosi sanksione ndaj Kosovës.

“Procedura është përparësi absolute në çdo parlament, përveçse në këtë parlament. Kjo Pëllumbesha Spirogjoka, pas mbledhjes që kanë bërë në grupin e saj parlamentar është transfiguruar, ka frikë dhe tmerr se i nxjerrin 5 milionëshin kur të duan dhe si të duan. Pra, faktikisht kjo është kryetare e pakallur.

Tani, meqenëse unë në fjalën time kisha disa çështje shumë të rëndësishme, po i ekspozoj këtu para jush dhe shqiptarëve.

Së pari, me datën 20 mblidhen dy parlamentet në Kosovë. Ky parlament nuk mund të shkojë në një mbledhje të përbashkët në një kohë kur ka hedhur poshtë rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë, ndaj do kërkojmë me urgjencë që kjo rezolutë të votohet para se parlamenti të shkojë në sesion të përbashkët në mënyrë që të mos jetë një hipokrizi kombëtare, por të jetë nj akt i pranueshëm kombëtar.

Së dyti, të kërkojë të falur sepse Edi Rama ishte i pari që vendosi sanksione ndaj Republikës së Kosovës. Ky [parlament duhet të kalojë një rezolute ndjese publike kombëtare për aktin e turpshëm antikombëtar të Shqipërisë si asnjë vend tjetër fqinj, përveç Shqipërisë ndaj Kosovës,” tha Berisha.

Ndalimi i ‘Mora fjalë’ ne stadiume

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha për gazetarët përpara Kuvendit, se Edi Rama e ka ndaluar këndimin e këngës ‘Mora fjalë’ në stadium me urdhër të Beogradit.

“Këto unë kisha për të mos u ndalur edhe njëherë, por do ndalem shumë herë tek ndalimi që i bënë në stadium himnit të kuqezinjve, himnit të këngës ‘Mora fjalë’.

Kënga ‘Mora fjalë’ e Naim Gjoshës u shndërrua edhe falë virtuozitetit të Shkurte Fejzës në një himn të vërtetë të kuqezinjve.

Tani, zëvendësimi që pretendon Edi Rama se i ka bërë me këngën tjetër shumë të bukur kushtuar Shqipërisë ‘Rrjedh në këngë e ligjërime’, janë dy këngë të ndryshme.

Njëherë në radhë të parë Shqipëria ka himnin aty, se çdo ndeshje hapet me himnin kombëtar. Pra, Shqipëria është e pranishme. Flamuri është himni. Së dyti, duhet të jemi të sinqertë, unë e dua shumë ‘Rrjedh në këngë dhe ligjerime’, por për tifozerinë është më lehtësisht e këndueshme ‘Mora fjalë’.

‘Mora fjalë’ nuk ka asnjë, jo strofë, por as fjalë që të nxisë konfliktualitet, të nxisë armiqësi.

Adem Jashari është kreshta e heroizmit botëror. Nuk ka komb tjetër që të ketë një Adem Jashar. Dhe t’i përkulesh Beogradit, në një kohë kur ai është kryeluftëtari i kombit, është një akt shumë poshtërues.

Unë lexova një që e kishte paraqitur një zëdhënës i federatës, por në fakt ishte e Fugës, se unë ua njoh stilin këtyre fugistëve, është një akt i papërgjegjshëm sepse Shkurte Fejzën e ftuan vetë këta, ne e pamë në stadium.

Edi Rama e ndaloi me urdhër të Beogradit. Pra janë këto tre momente që duan një përgjigje para se të mblidhet seanca e përbashkët në Prishtinë,” tha Berisha.