Deklaratat e Beqajt në Gjykatë/ Xama: Mesazh i koduar për Ramën, kontrata është bërë me bekimin e tij

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, u ankua te prokurorja që heton dosjen e sterilizimit, duke e akuzuar për njollosjen e figurës së tij, familjes, qeverisë së Ramës dhe të PS-së. Duke komentuar reagimin e ish-ministrit, gazetarja Ola Xama deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit”, se ky ëshë një mesazh i fshehtë i Beqajt.

Advertisements

Ola Xama: Zoti Beqja ka të drejtë te pyetja e madhe që mund t’i bëhet prokurorit a gjykatësit të Posaçëm; A është vetëm Beqja, biznesmeni Rrapaj apo ish-zv/ministri Rrjepaj, apo të tjerë se aty ka patur autoritet kontraktor, titullar të tjerë të Ministrisë së Shëndetësisë, ministra të tjerë. Kemi një kontratë që vijon të marrë fonde nga buxheti i shtetit, 19 milionë euro do të marrë për vitin 2025 dhe është një kontratë e bekuar dhe e mbrojtur edhe nga kryeministri Edi Rama. Ndaj mu duk një mesazh i fshehtë ai që tha Beqja për gjykatën që ju nuk mund të njollosni as emrin tim dhe as të PS-së, pra nëse njollosem unë për sterilizimin njolloset edhe PS-ja.

Advertisements