Kjo është thika që dyshohet se u përdor nga 14-vjeçari, M.P me të cilën u vra 14-vjeçari, M.C dhe u plagos shoku i tij, mesditën e së hënës pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”.
Advertisements
Mjeti prerës u gjet në afërsi të Gjykatës së Apelit në kryeqytet nga Policia e Tiranës, e cila fillimisht pikasi çantën që dyshohet se i përket autorit të ngjarjes, e më pas thikën brenda saj.
Vetë 14-vjeçari, nuk e ka treguar vendin ku hodhi armën e krimit. Gjatë së premtes atij iu komunikua akuza në një spital privat, aty ku i mituri po merr mjekim që prej ditës së ngjarjes, më 18 Nëntor.
Advertisements
Gjykata vendosi lënien në burg pa afat për veprat penale vrasje në rrethana cilësuese ndaj një të mituri dhe prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta.
Ndonëse sipas Kodit Penal Shqiptar për këto vepra, marzhi i dënimit është i maksimal, autori për shkak të moshës së mitur rrezikon deri në 12 vite heqje lirie.
Advertisements
Referuar hetimeve, konflikti mes dy 14-vjeçarëve nisi të premten, në 15 Nëntor dhe agravoi 3 ditë më vonë, në sherri fizik ku u përdor edhe thika nga autori.