Del fotoja e shqiptarit të vrarë me thikë në Itali, Bledar Dedja punonte në restorant

by editor

Personi ne foto eshte Bledar Dedja, shqiptari qe u gjet i masakruar me thike ne Itali diten e sotme.

Advertisements

39-vjeçari i gjetur i vdekur mëngjesin e së dielës, 21 janar, në një zonë pyjore të Paderno del Grappa.

Advertisements

Në trupin e tij janë gjetur plagë të shumta me thikë.

Në vendngjarje, përveç karabinierëve të Trevisos dhe Castelfranco Veneto, ndërhynë edhe magjistratja Barbara Sabattini e Prokurorisë së Trevisos dhe eksperti mjekësor Alberto Furlanetto.

Me origjinë nga Shqipëria, Bledar Dedja punonte në restorantin “L’Antica Abbazia” në Borso del Grappa që nga viti 2021.

Ai la pas gruan dhe një vajzë të vogël: familja e tij e kishte parë për herë të fundit të shtunën pasdite.

Duke mos e parë të kthehej në shtëpi pas turnit të punës, ata kanë dhene alarmin në polici mëngjesin e së dielës.

Trupi i pajetë u gjet disa orë më vonë në një zonë pyjore të Paderno del Grappa.

Tashmë hetuesit po hetojnë rastin për vrasje, citon lajmifundit.al. Trupi i shqiptarut kishte plagë të shumta me thikë në kokë dhe gjoks. Në vendin ku u gjet kufoma ne ane te rruges u zbulua edhe një makinë: Mercedes i bardhë, mbi të cilin po kryhen hetimet mjeko-ligjore per gjurme dhe prova te tjera.

You may also like