Del skeda, Mjekësia Ligjore nuk e di se përse vdiq 3-vjeçari pasi u trajtua nga dhëmbët

by editor

Mjekësia ligjore nuk e ka të qartë se përse ka vdekur 3-vjeçari pasi mori trajtim për dhëmbët në klinikën “Splended” të Ina Xhaxhos në Tiranë.

Advertisements

Sipas ekspertizës paraprake, siç shkruhet në dokument, shkaku i vdekjes është cilësuar si “Vdekje e papritur nga shkaqe të panjohura më parë”.

Advertisements

Skeda e vdekjes mban firmën e ekspertit mjeko-ligjor Erindo Alla. Shkaku paraprak është përcaktuar më datë 1 tetor, ditën kur vogëlushi 3-vjeçar humbi jetën.

Por, pritet edhe një raport përfundimtar për shkakun e vdekjes, sipas Report TV.

Advertisements

Vogëlushi ndërroi jetë në QSUT pasi u dërgua me urgjencë atje nga prindërit sepse kishte patur komplikacione të rënda pas trajtimit për disa orë me narkozë të përgjithshme në klinikën “Splended”, pjesë e Spitalit të Zemrës. Çështja ka kaluar në prokurori dhe po hetohet, ndërkohë që mjeku anestezist Roland Xhaxho u shpreh më herët për mediat se kishte kryer të gjithë protokollin për trajtime të tilla. /albeu.com

You may also like