Del video e dhunës ndaj 48-vjeçarit Roshi brenda berberhanes

Ka marrë shumë fraktura në trup, në gjendje të stabilizuar në spital
Kamerat e sigurisë së berberhanes dokumentuan dhunën brutale ndaj 48-vjeçarit, Adriatik Roshi, pak ditë më parë në zonën e Laprakës në Tiranë. Siç duket nga këto pamje të siguruara nga Klan News, shfaqen 4 persona, të maskuar me sëpatë, leva dhe sende të tjera të forta.

Advertisements

Ata godasin Roshin në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa njëri prej tyre mban dhe pistoletë në dorë. Pasi e lënë të shtrirë në tokë duke i shkaktuar plagë të shumta në trup, ata largohen me këtë automjet tip Audi.

Advertisements

Adriatik Roshi vijon të ndodhet në spitalin e Traumës, në gjendje të qëndrueshme por me dëmtime të shumta nga koka te këmbët. Rrahja brutale e 48-vjeçarit dyshohet se ka lidhje me përplasjen e dhunshme të regjistruar në Gusht të vitit të shkuar në një lokal në Palasë.

Policia deri më tani ka vënë në pranga Gani Koçekun Ledio Tushën, ndërsa në kërkim u shpallën katër persona të tjerë, Roland, Luçiano, Dino dhe Gëzim Koçeku.

Roshi rezulton se është vëzhguar nga dy vëllezërit Gani dhe Roland Koçeku nga ky automjet, i cili ishte marrë me qira. Si organizator të dhunës brutale dyshohet se janë Luçiano dhe Dino Koçeku. Ledio Tusha, rezulton nipi i Luçiano Koçekut, në automjetin e të cilit u gjet një maskë, kapele, xhup i zili, veshje të cilat janë përdorur gjatë ngjarjes.

Në banesën e Luçiano Koçekut policia gjeti një armë zjarri pistoletë me leje në emër të tij.