Del video e Ervin Matës në arrati

by editor

Klan News ka siguruar ekskluzivisht një video të Ervin Matës. Ky i fundit është një emër i njohur për policinë.

Advertisements

Emri i tij është lakuar për herë të parë në ngjarjen e 4 Tetorit të 2018-ës ku humbi jetën Fabian Gaxha dhe u plagos Ervis Martinaj e Elion Hato.

Për këtë ngjarje, Mata u shpall në kërkim nga policia në atë kohë. Mata u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës në 2 Mars 2019 pas disa muajsh në kërkim.

Advertisements

Atëherë gjatë marrjes në pyetje tha se nuk kishte qëlluar dhe as nuk kishte parë se kush qëlloi në drejtim të viktimës.

Gjykata caktoi ndaj tij masën e sigurisë detyrim për t’u paraqitur dy herë në muaj në Prokurori ndërsa prokuroria kërkoi arrest me burg mbi Matën.

Advertisements

Në Qershor të vitit 2021, ai u dënua me 6 muaj burg që për shkak të gjykimit të shkurtuar iu ul 1/3 e dënimit dhe Mata u dënua me 4 muaj burg që u konvertua në 100 ditë pune në interes publik.

Në atë kohë u tha se përplasja mes tyre nisi për çështje rozë, por gjithmonë ka pasur dyshime se janë përplasur për një shumë të madhe parash të paligjshme.

Në 30 Maj të 2020-ës, Matës iu vendos një sasi eksplozivi hoteli në afërsi të QSUT në pronësi të tij. Po ashtu Mata është lakuar si i përfshirë në çështjet e trafikimit ndërkombëtar të drogës.

You may also like