Demi për 100 eurot e Qeverisë: Të varfërit s’po përfitojnë, janë 319 mijë persona që do të duhej t’i nxirrnin nga varfëria

by editor

Për vendimin e Qeverisë Kurti për ndarjen e nga 100 eurove për fëmijët e pensionistët, Agron Demi ka bërë një analizë përmes së cilës konkludon se nga skemat sociale të qeverisë nuk janë më të varfërit ata që po përfitojnë.

Advertisements

Sipas tij do të ishte “më mirë që kjo qeveri të identifikonte ata 319 mijë persona që jetojnë në varfëri dhe të ju ndante mjete buxhetore sa për ti nxjerrur nga varfëria”.

Advertisements

Qeverinë Kurti ai e quan “dembele” që nuk ka ndërmarrë asnjë hap në identifikimin e familjeve më në nevojë.
Ai tha se janë se “më mesin e 385 mijë fëmijëve së paku 32,300 prindërit e të cilëve marrin të hyra mujore së paku 1.000 euro në muaj”, megjithatë të njëjtit i marrin nga 100 euro sikurse ata me më pak të hyra.
Postimi i tij i plotë:

Sipas të dhënave të fundit të Anketës së Fuqisë Punëtore, janë:

– 385,333 fëmijë nën moshën 15 vjeçare dhe

– 193,212 të moshuar mbi moshën 65 vjeç.

________________________

578,545 persona.

Këta do të marr nga 100 euro në dhjetor, apo në total 58 milionë euro.

Në mesin e këtyre 193 mijë pensionistëve, janë së paku 7,000 pensionistë që marrin pension edhe nga Gjermania dhe Zvicrra. Për këtë kategori tash Qeveria i ndanë 700 mijë euro.

Në mesin e 385 mijë fëmijëve, janë së paku 32,300 prindërit e të cilëve marrin të hyra mujore së paku 1.000 euro në muaj, sipas të dhënave të ATK. Për këtë kategori tash Qeveria u ndanë rreth 3.3 milionë euro.

Në anën tjetër sipas Raportit të KE për Kosovën, 18% e popullsisë në Kosovë jeton në varfëri apo me 45 euro në muaj (kjo shënon rritje nga matja e fundit e varfërisë më 2017).

Vitin e kaluar transferet sociale kanë mbërri në 12% të GDP, por vetëm 0.5% e kësaj shume ka shku për familjet e varfëra. Çka do të thotë se nga skemat sociale të qeverisë nuk janë më të varfërit ata që po përfitojnë.

A do të ishte më mirë që kjo qeveri të identifikonte ata 319 mijë persona që jetojnë në varfëri dhe të ju ndante mjete buxhetore sa për ti nxjerrur nga varfëria?

Por për një politikë të tillë duhet një qeveri që punon, e jo një qeveri dembele që për tri vjet nuk e ka ba asnjë hap me i identifiku familjet më në nevojë.

You may also like