Dënohen me 83 vite burg tetë anëtarët e një bande të trafikut të kokainës në Britani, mes tyre edhe 3 shqiptarë! Ja roli që kishte secili (EMRAT+FOTOT)

Autoritetet britanike kanë dënuar me burg tetë anëtarët e një bande kriminale, e cila ka trafikuar sasi të mëdha kokaine, mes tyre ka edhe shtetas shqiptare.

Advertisements

Sipas BBC, grupi drejtohej nga dy vëllezër, Warren Allison, 36 vjeç, i cili u burgos me 23 vjet burg dhe vëllai i tij, Kelroy Allison, 41 vjeç, që u burgos me 16.5 vite burg.

Advertisements

Dy anëtarët e grupit u përpoqën të largoheshin nga Britania për të shmangur arrestimin, ndërsa policia shpjegoi se Warren Allison kishte blerë një Lamborghini me “fitimet e tij të paligjshme”.

Banda, e udhëhequr nga vëllezërit Allison, bleu drogë me shumicë dhe përdorte rrjete të koduara komunikimi për të shitur në sasi të vogla.

Ata siguruan një automjet të modifikuar posaçërisht për një shofer të besuar – Richard Cowell, 57 vjeç. Duke pranuar se kishte bërë korrierin edhe për grupe të tjera kriminale, ai u burgos për nëntë vjet burg.

Porcia Densley, 38 vjeçe, ishte “menaxhere financash”, duke mbledhur dhe shpërndarë para me udhëzimin e tij. Ajo u dënua me 8 vite burg.

Richard Cowell ishte shoferi, ndërsa Porcia Densley merrej me financat

Policia sekuestroi drogën në Bristol kur oficerët e mbikëqyrjes panë kokainë me vlerë 320,000 deri në 400,000 paund duke iu dorëzuar kushëririt të Allisons, Anthony Burke. Ky i fundit u burgos me tetë vjet.

Anthony Burke është kushëriri i vellezerve Allisons

Kokaina furnizohej nga shtetasit shqiptarë Ledian Hoxha dhe Pjeter Pisha.

Ata u larguan nga Britania e Madhe për t’i shpëtuar arrestimit, por Hoxha, 38 vjeç, u burgos për shtatë vjet e katër muaj dhe Pisha, 37 vjeç, për gjashtë vjet e tetë muaj.

Pjeter Pisha, Enid Aliko dhe Ledian Hoxha

Enid Aliko, 28 vjeç, u burgos për katër vjet pasi siguroi një pajisje të koduar dhe veproi si kontakt për grupin e krimit shqiptar pas arrestimeve.

Gjatë gjyqit 12-javor, vëllezërit Allison dhe Cowell pretenduan se mesazhet i referoheshin rrobave false dhe jo drogës.