Gazetari Osman Stafa ka bërë një denoncim të fortë sot në lidhje me spitalin e Onkologjikut. Sipas tij, mjekët e këtij spitali, telefonojnë pacientët që mos paraqiten për mjekim për shkak të mungesës së medikamenteve.
Advertisements
Sipas mesazheve të publikuara nga vetë gazetari, një qytetar i prekur nga sëmundja deklaron:
“Mirëmëngjes, Osman! Më morën në telefon dhe më njoftuan që mjekim nuk ka. Nuk po shkoj fare në spital, faleminderit.”
Advertisements
Stafa tha se është krijuar një sistem ku mjekët, të kthyer në një lloj call center-i, lajmërojnë pacientët që vuajnë nga kanceri dhe u thonë të mos paraqiten në spital nëse mungojnë medikamentet e nevojshme për trajtimin e tyre.
Një tjetër rast i rëndë është ai i një pacienti me kancer të gjakut, i cili prej dy muajsh nuk ka marrë trajtimin e nevojshëm për shkak të mungesës së medikamentit Daratumumab.
Gjendja alarmante në spitalin Onkologjik përfshin edhe mungesën e medikamentit Phesgo, i domosdoshëm për pacientet me kancer të gjirit. Raportimet tregojnë se për shkak të mungesës së tij, grave dhe vajzave të prekura nga sëmundja u jepet Herceptin, një zëvendësim joefektiv.
Një mjek nga spitali Onkologjik, në një denoncim për gazetarin Stafa, shprehet:
“Ndërprerja e Phesgo krijon tek pacientet që vuajnë nga kanceri i gjirit rezistencë qelizore. Qeliza bëhet e pandjeshme ndaj trajtimit kur ai ndërpritet. Herceptina nuk është zëvendësim për Phesgon dhe nuk jep të njëjtat rezultate. Ky është një veprim kriminal për të fshehur mungesën e kimiove.”, tha ai në Syri TV.
Denoncmi i plotë i gazetarit:
Zyrtarisht, ne shikojmë që në profilin e saj, zonja Koçiu është në fushatë, domethënë kërkon votat e shqiptarëve. Është ministrja e shëndetësisë dhe, në fakt, po e shikoja këto ditë teksa qytetarët—unë i kam publikuar vetë mesazhet e tyre, të cilat janë të konfirmuara sepse flitet edhe për medikamentet.
Thotë një qytetar: “Mirëmëngjes, Osman! Më morën në telefon dhe më njoftuan që mjekim nuk ka. Nuk po shkoj fare në spital, faleminderit.”
Çfarë kanë bërë? Pra, kanë krijuar një sistem të tillë që i lajmërojnë qytetarët të cilët vuajnë nga kanceri, që në momentin që ka mungesa të medikamenteve, u thonë: “Mos hajde.”
Pra, mjekët të kthyer në call center! Mjekët lajmërojnë pacientët: “Mos hajdeni në spital sepse s’ka medikament.”
Dhe e pyes qytetarin: “Çfarë medikamenti ke nevojë ti që nuk ka dhe sa kohë ke pa bërë kimioterapi?”
Më thotë: “Afro 2 muaj.” Është një pacient i cili vuan nga kanceri, kanceri i gjakut. Medikamentet: Daratumumab.
Pra, ky është një nga rastet. Pastaj, e fundit në onkologjik, e cila ka për të qenë dhe një skandal i madh sepse nuk mundën dot të sigurojnë një medikament për gratë të cilat vuajnë nga kanceri i gjirit.
Është një medikament i cili është mjaft i rëndësishëm dhe është vërtetuar klinikisht që përgjigjja e këtij medikamenti për gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit është shumë e mirë.
Quhet Phesgo, dhe sipas raportimeve që më vijnë, në mungesë të këtij medikamenti u japin pacienteve—pra, grave dhe vajzave—Herceptin.
E di fare çfarë krijon dhe rrezikon me këtë? Sepse ma ka shkruar një mjek nga brenda onkologjikut, i cili më ka deklaruar sa vijon:
“Osman, situata në onkologjik është duke u përsëritur. Janë gra dhe vajza të cilat kanë nisur trajtimin në linjë të parë me Phesgo. Ndërprerja e Phesgo krijon tek pacientet që vuajnë nga kanceri i gjirit rezistencë qelizore. Qeliza bëhet e pandjeshme kur ti e fut barin kur të teket Albanës Koçiu.
Kur ndërpritet ky medikament, rritet rreziku i progresit të sëmundjes sepse ai bar e mban qelizën të mos shumëzohet.
Herceptina s’e bën punën e Phesgos. Nuk është zëvendësues. Është më mirë sesa hiç, por rezultatet që arrin Phesgo s’i arrin Herceptina. Ndaj, zëvendësimi i Phesgos me Herceptin është kriminal. Është për të fshehur mungesën e kimiove.”