Deputetë e ministra të Ramës në rrjetën e SPAK/ A do shkojë PS në zgjedhje të parakohshme? Ja si përgjigjet Çuçi

by editor

“Nuk ka asnjë arsye apo frikë që të ketë zgjedhje të parakohshme”, kështu është shprehur kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi në një intervistë televizive.

Advertisements

Ai shtoi se Partia Socialiste është partia më e strukturuar jo vetëm në vend, por edhe në rajon.

Advertisements

Çuçi shpjegoi se PS gjithmonë një vit përpara zgjedhjeve nis organizimin kapilar duke hedhur poshtë deklaratat për një ‘frikë’ apo paralajmërim të zgjedhjeve të parakohshme, pasi sipas tij para 2025 nuk do të ketë zgjedhje.

“Në lidhje me SPAK, PS është treguar shumë e qartë. Ne jemi partia më e madhe më e strukturuara më e konsoliduar, edhe në rajon PS e Shqipërisë është më e organizuara. Dhe është normale që një vit përpara zgjedhjeve të fillojmë organizimin kapilar dhe nuk ka të bëjë me një frikë apo paramendim për të shkuar në zgjedhje të parakohshme. Nuk është alarm , po të na keni ndjekur ndër vite gjithmonë e kemi bërë. Në çdo zgjedhje qoftë vendore apo qendrore, një vit përpara fillojmë organizmin e partisë që makinerinë tonë ta bëjmë gati për fushatën e radhës. Nuk ka asgjë të bërë ndryshe. Duhet të merret në konsideratë që një vit para zgjedhjeve numri që abstenon është shumë i madh”, tha ai.

You may also like