Deputetët dhe ministrat “lajnë duart” me Dakon: Nuk ka qenë ndonjëherë kolegu im, tani le ta paguajë në burg

by editor

Ish-kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako u arrestua dy ditë më parë me akuzën e shpërdorimit të detyrës për dy dosje.

Advertisements

Sot doli në gjyq për masën e sigurisë. Por çfarë mendojnë ministrat dhe deputetët, majtas dhe djathtas për prangosjen e Dakos.

Advertisements

“Drejtësia të bëjë punën, nuk e komentojmë” u shpreh ministrja Evis Kushi. “Drejtësia mbi të gjitha, drejtësi e pavarur. Dako nuk ka qenë ndonjëherë kolegu im. Se s’kam qenë anëtar kryesie” tha deputeti Bujar Çela.

“Distancimi politik është i qartë. Përgjegjësia personale” tha deputeti Fadil Nasufi. “Kush ka gabuar duhet të paguajë. Jo për atë po për të gjithë” tha deputeti Dashamir Shehu.

Advertisements

You may also like