Gazetari Ferdinand Dervishi ka dhënë detaje lidhur me pjesën e dytë të investigimit të Rai3, akuzat e ngritura ndaj qeverisë Rama dhe shumë më gjerë.
Advertisements
Në pjesën e parë të podcastit “Të Pashoq”, Dervishi ka thënë se e reja e atij emisioni ishte dëshmia e Arben Ahmetajt. Sipas tij intervista është mbi 1 orë dhe ai ka thënë gjëra shumë më të forta se ajo që Rama priste mafiozë në zyrë.
Advertisements
-Nga kjo që investigoi Rai 3, nuk është se nuk janë thënë nga mediat shqiptare. Pse bën bujë gjithmonë kur vjen prej andej?
Nga të gjitha faktet ajo që ishte e re ishte ajo që pretendonte Ahmetaj, që në mbledhje qeverie u bë plani për kanabizimin e Shqipërisë.
-Ajo video e Ahmetajt ishte e fshehtë?
Ishte e fshehtë. Para se të publikohej video ne na erdhën info se çfarë i kanë marrë Ahmetajt me kamera të fshehtë. Edhe nga ana vizuale, nëse Ahmetaj do kishte rënë dakord nuk do fuste thonjtë nëpër dhëmbë duke i ngrënë. Ideja që ke një kamera, edhe e fshehtë, do ishe më i kujdesshëm. Ato makaronat vareshin. Kur e di që po filmohesh nuk e bën. Ne na mbërritën detaje të tjera nga intervista se ka qenë e gjatë 1 orë dhe ka detaje më të rënda. Po të ishin thënë ato detaje do ishte një farë tërmeti. Edhe për shkak se italianëve nuk u lidhej me temat, nuk e publikuan. Me një mijë për qind e sigurt është e fshehtë. Nuk është çudi që dhe ato pjesë të ishin në dokumentar, por Ahmetaj mund të ketë reaguar duek thënë se unë ju hedh në gjyq. Këto kamera nga ana ligjore nuk e di a kanë problem. Unë jam ndryshe kur jam gazetar dhe kur flas me një person të besuar.
-A duhen marrë për të vërteta ato që tha Ahmetaj?
Përveç faktit që është bërë mbledhje qeverie për kanabizimin e vendit, që këtë e thotë Ahmetaj, ka një element. Kur goditej ministri Tahiri, apo nuk merrej në mbrojtje për lidhjet me kushërinjtë, ai lëshoi një frazë dhe tha se nuk keni parë gjë akoma. Ajo më barazohet me atë që tha Ahmetaj. Por që ka diçka që lidhen bashkë. E reja ishte kjo gjë, pse u kanabizua Shqipëria më 2016? Na lidhet dhe ai gjenerali italian që tha se 98 për qind nuk ka. Lidhja u rrumbullakos bukur.