Dëshmia/ Dumani: Më dhanë 100 mijë euro për vrasjen e shokut tim Shkoza! Komisari Lamaj më ra në hak! Diva: Gjyqtarë e deputetë takonin Nuredinin, kam incizime

Po vijon edhe sot dëshminë në GJKKO bashkëpunëtori i drejtesisë Nuredin Dumani, për dosjen “Plumbi i artë”, duke iu përgjigjur pyetjeve të avokatëve të të pandehurve, ballafaquar me ta, si dhe dhënë shpjegime për detaje dhe rrethana.

Advertisements

Seanca në GJKKO për të penduarin e drejtësisë shënon tjetër përplasje me të pandehurit në sallë.

Advertisements

Teksa Nuredin Dumani rrëfeu njohjen me killerin Henrik Hoxhaj nëpërmjet Festim Qolit, shprehet se u gëzua për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, se i kishte rënë në hak.

Dëshmia shkaktoi irritimin e Enver Divës, që tha se e ka inçizuar Nuredinin ku premtonte hakmarje ndaj shokëve të Talo Çelës dhe takohej me gjyqtarë e deputetë.

Dumani ka rrëfyer edhe një histori në lidhje me ish-komisarin e vrarë Dritan Lamaj, për të cilin dëshmoi se e kishte goditur disa herë fizikisht pasi u arrestua për vjedhje makinash dhe se i kishte rënë në hak.

“Henrik Hoxhaj e kam takuar në dhjetor 2019. Festim Qoli më ka folur për Henrikun kur kam dalë nga burgu për herë të parë, ose herën e dytë nuk më kujtohet fiks. Jam arrestuar atëherë për vjedhjen e dy makinave në Tiranë. Dola nga burgu dhe i thashë për një shef policie te Komisariati numër 6. Ai më goditi disa herë kur jam arrestuar, mora vesh që ai ishte vrarë pastaj. I thashë Festimit mirë që u vra Dritan Lamaj, se më hyri në hak kot. Për vrasjen e Elvis Dedës, Festim Qoli ka qenë në kërkim”, rrëfeu Dumani historinë me ish-komisarin e ndjerë dhe njohjen me Hoxhën.
Më tej ka rrëfyer njohjen me killerin tjetër Henrik Hoxhaj dhe takimet me të, premtimin për 95 mijë euro për të vrarë Dorian Shkozën, që njëkohësisht e kishte edhe shokun e tij. Premtimi ishte për 100 mijë euro, por 5 mijë euro ishte marrë telefoni i enkriptuar në një dyqan në qendër të Tiranës, me modin sekret “Covid19” dhe platformën Sky Ecc.

“Në takimin mes meje me Henrik Hoxhës në Tiranë, te “Hotel Diplomat”, kemi bërë muhabete për atentatin që do ndodhte. Të tre jemi takuar në ditëlindjen e Festim Qolit. S’e kam bërë bisedën me Henrik Hoxhën në këtë takim sepse ai ishte tapë. Herën e dutë që u takuam unë dhe Festimi erdhëm në Tiranë në Bllok, aty ku jetonte Henriku. Shkuam te hotel Diplomat dhe qëndruam 1 orë, 30 ose 40 minuta. Shkuam te një dyqan pas Tajvanit ku shiteshin telefona të enkriptuar. I dhashë 5 mijë euro Henrikut për telefonin. Unë kisha telefon të enkriptuar me kod Covid19. Më tha do vish do të jap 95 mijë euro për vrasjen e Dorian Shkozës në Durrës. Personi tjetër ishte Eljo Bitri. E kisha vënë në dijeni Henrikun. Elios i premtova 35 mijë euro. Të përfshirë në këtë vrasje ishim unë, Klevis Alla dhe Asllan Plaku. Alla ishte informator. Klevis Alla ditën e ngjarjes ka ardhur te shtëpia ime disa herë, ishte koh Covidi”, tregon i penduari i drejtësisë.
Dumani shpjegon edhe vonesat në realizimin e vrasjes, për shkak të disa faktorëve:

“E kishim organizuar edhe një ditë para për të vrarë Dorjan Shkozën, por na u prish makina. Disa ditë përpara vrasjes fola me Klevis Allën. Dorian Shkozën e kam pasur shok. Nuk kemi pasur konflikt fizik bashkë, as unë as vëllai im Dashnori. Eljo Bitri ka qendruar te shtepia ime para vrasjes së Dorian Shkozës, ka fjet aty. Dy-tre ditë, ngaqë ishte koha e Covid, nuk mund të shkonte dhe të vinte nga Elbasani. Me Eljo Bitrin jam njohur në 2013-2014. Në 2017 kemi bërë grabitje në një fshat të Beratit. Ka qenë dimër”, tha ai.
Por dëshmia e tij shkaktoi irritimin e të pandheurit Enver Diva, që e kundërshtoi ashpër nga kafazi.

“Unë kam një provë timen që ky do i fuste në burg të gjithë shokët e Talos. Unë e kam të incizuar me fakte dhe prova që gjyqtarë dhe deputetë kanë ardhur për të takuar Nuredin Dumanin. Janë 120 minuta incizim”, tha Diva.

Pjesë nga seanca:

Avokatja e Altin Ndocit, Elda Zotaj: Si je njohur me Henrik Hoxhajn?

Dumani: Jam takuar në 30 dhjetor 19, por më kishte folur Festim Qoli për të. Më ka folur kur kam dalë nga burgu herën e parë, kur isha për dy makina të vjedhura.

Pata një debat me një shef policie tek komisariati nr 6. Më qëlloi disa herë kur u arrestova. Por kur dola, mora vesh që e kishin vrarë.

Mu bë qejfi për këtë. I thashë do ju jap një drekë atyre çunave. Më tha Festimi, do ja japësh se vëllai jonë është. E kishte fjalën për Henrik Hoxhajn.

Avokatja: Ku e takove Herikun?

Dumani: Njëherë e kam takuar në ditëlindjen e Festim Qolit. Atje vetëm jemi përshëndetur. Herën e dytë e takova tek hotel “Diplomat”. Kemi bërë muhabete me Festën dhe Henrikun. Diskutuam për atentatet që do bënin.

Avokatja: Sa qëndruat aty?

Dumani: E morëm Henrikun në bllok dhe shkuam tek “Diplomati”. Pastaj shkuam tek një dyqan afër “Taivanit” ku blemë një telefon të enkriptuar.

Në plan kishim vrasjen e Dorian Shkozës.

Avokatja: Ti çfarë pseudonimi mbaje Në “Sky” për kohën?

Dumani: Covid19.

Avokatja: I the Henrikut kë do vrisnit?

Dumani: Jo, i thashë vetëm që për ketë do marrësh 35 mijë euro.

Avokatja: Kush u përshi tjetër në këtë vrasje.

Dumani: Kevis Alla, Asllan Plaku dhe unë. Klevisi ishte informator.

Ditën e ngjarjes, ishte Covid, Klevisi erdhi tek shtëpia ime.

Avokatja: Çfarë beri atë ditë?

Dumani: Klevisi do sillte makinë dhe pastaj do ikte me makinën e Henrikut. Do ta vrisnim një natë më herët, por na u prish makina.

Avokatja: I keni treguar Klevis Allës për motivin e vrasjes së Dorian Shkozës?

Dumani: Nuk më kujtohet.

Avokatja: A ke pasur konflikt personal me Dorian Shkozën?

Dumani: Jo, nuk kam pasur.

Avokatja: Po konflikt fizik?

Dumani: Asnjëherë.

Avokatja: Kur vendose ta vrisje?

Dumani: Kur kam foli me Erion Alibeajn.

Avokatja: A kishe qëllim të vrisje Anxhelo Avdinë?

Dumani: Asnjëherë.