35-vjeçari Jetnor Zhabolli që mbajti të izoluar në banesë gruan dhe 2 fëmijët do të qëndrojë në qeli për 20 ditë.
Advertisements
Në këtë kohë do të pritet ekspertiza për të parë nëse kryefamiljari ka apo jo probleme të shëndetit mendor. I pandehuri tha në seancë se e ka bërë gjithçka për të mbrojtur familjen pasi ishin në rrezik.
Advertisements
“E kam bërë për t’u kujdesur për familjen time se kisha frikë për ta”, tha ai. 35-vjeçari kishte arritur deri aty sa kishte instaluar kamera edhe brenda banesës, në tualet e në dhomën e gjumit dhe i monitoronte nga telefoni kur nuk ishte në banesë.
Gjithashtu ai kishte montuar bllokues valësh në banesë në mënyrë që familjarët e tij të mos komunikonin me askënd tjetër nga jashtë. Bashkëshortja e tij ka tentuar të kryente vetëvrasje.