Dëshmia e nënës së 35-vjeçarit që “burgosi” familjen: Dëgjon zëra në mure, i sajon nga mendja

by editor

Nëna e Jetnor Zh., 66 vjeçe, ka rrëfyer para hetuesve betejën për të kuruar djalin, pasi mendon se ka probleme të shëndetit mendor. Në dosjen e siguruar nga Report Tv ajo shprehet se djali i saj dëgjon zëra në mure.

Advertisements

“Prej 15 vitesh së bashku me periudhën e njohjes është i martuar me bashkëshorten e tij.

Advertisements

Për nusen nuk kam asnjë ankesë, është vajzë e rregullt, besnike, e ndershme, me të pritura dhe jam shumë e kënaqur. Prej 1 viti e pak Jetnori ka filluar me probleme shqetësuese emocionale, dhe mendore mund ta themi, ka shqetësime sikur dëgjon zhurma në mure të banesës, përgjime. Për këtë shkak kemi bërë kontrolle dhe me specialistë dhe nga kontrolli nuk ka dal ndonjë gjë.

Jetnori ka probleme të karakterit emocional, të cilat mund të shkojnë dhe mendore, e pranoj me keqardhje si nënë, djalin e kam pikë të dobët. Jetnori ka probleme pasi nuk ka zhurma në banesë dhe kur e ka kontrolluar ajo së bashku me bashkëshorten nuk ka pasur zhurma, janë sajesa të tijat, ia thotë mendja. Jetnori ka ankesa ndaj bashkëshortes, është xheloz, i ka marr dhe telefonin. Ajo është grua shembullore por Jetnorit ia bënë sëmundja që ka.

Ka kamera sigurie të vendosura nga Jetnori, nuk i kam numëruar, por ka shumë kamera në brendësi, dera ka shumë brava, unë kam frikë se Jetnori i ka marr çelësat vetë, vetëm ai i ka çelësat e shtëpisë, dhe mund të ndodhi që mund të bie ndonjë zjarr më ngelin nipërit brenda. Jetnori ka vënë shumë brava në derë se ashtu ia thotë sëmundja që ka dhe çelësat i ka vetëm ai. Gruaja e tij ka një vit që nuk ka shoqëri, nuk ka as telefon jo më të dal, nuk e lë Jetnori të dal, e bën çdo lëvizje të kontrolluar.

Jetnori kur bënë debate shpërthen për pesë minuta, më pas ledhaton fëmijët, ato 5 minuta i ka si pasojë e faktit se thotë se dëgjon zhurma nga muret, sikur dëgjon zhurma nga muret gjë që nuk është e vërtetë, fik dritat, e lë shtëpinë pa drita dhe rri shtëpia pa drita. I kam kërkuar si nënë, i jam lutur të mjekohet, i jam përgjëruar por nuk bindet. Ka probleme djali, duam ta ndihmojmë por nuk dëgjon, kam hallin e fëmijëve se mos u ndodh gjë. Jetnori nuk pranon ilaçet, thotë nuk jam i sëmurë, jam në rregull. Sot na ka mbyllur në shtëpi dhe çoi djalin.”, thotë nëna e Jetnor Zh.

You may also like