Dëshmia në Kongresin Amerikan, O’Niel: Soros dhe USAID nisën ndryshimet në gjyqësor në Shqipëri, që çuan në ndjekjen penale të Sali Berishës

Hetimi ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, është përmendur në Komisionin për mirëqeverisjen në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Advertisements

Gjatë dëshmisë së tij, gazetari investigativ Tyler O’Neil ka deklaruar se paratë e USAID dhe fondacionit të George Soros, kanë mbështetur ndryshimet në drejtësi, në Shqipëri.

Advertisements

Por, sipas tij, këto ndryshime çuan në ndjekjen penale të liderit të opozitës shqiptare, Sali Berisha.

“Fondacioni Open Society dhe USAID gjithashtu kanë bashkëpunuar në mbështetjen e Institutit të Menaxhimit Lindje-Perëndim (East West Management Institute), i cili mori 31.2 milionë dollarë nga USAID gjatë vitit të fundit fiskal që përfundoi më 30 shtator. Ky institut inicioi ndryshime në gjyqësor në Shqipëri, të cilat kritikët pretendojnë se çuan në ndjekjen penale të liderit të opozitës shqiptare, Sali Berisha, duke heshtur kundërshtarin e kryeministrit socialist të vendit,” – tha ai në Kongres.

Gazetari Tyler O’Neil

Në seancën e titulluar “Amerika e fundit, u raportua se si ndihma e huaj minoi interesat e SHBA në mbarë botën, ku u përmendën abuzime të pretenduara me fondet e taksapaguesve amerikanë.