Detaje/ I vetëplagosuri me armë zjarri ish-efektivi i RENEA-s. Dyshimet

by editor

Një vetëplagosje me armë zjarri raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Mësohet se një ish-efektiv i forcave RENEA, është vetëplagosur me armë në zonën e Insitutit në Tiranë.

Sipas të njëjtave burime, 37-vjeçari e kishte armën me leje. Dyshohet se po kryente manovra me armën kur ajo është shkrehur. I plagosuri është dërguar në spital, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e sakta si ka ndodhur ngjarja.

Advertisements

“Më datë 23.01.2024, rreth orës 21:00, në afërsi të Casa Italias, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri (të cilën e mbante me leje), shtetasi B. B., 37 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes” – njofton policia.

You may also like