Të tjera detaje janë bërë me dije së fundmi lidhur me ngjarjen e regjistruar në qytetin e Korçës ku pacienti identifikuar si Kujtim Mero hyri në shërbimin e dializës dhe kërcënoi me një bidon benzinë se do t’i vinte flakën vetes dhe repartit.
Advertisements
Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se 65-vjeçari është problematik dhe se disa herë ka pasur konflikte me stafin mjekësor.
Advertisements
Mësohet se Mero paraditen e kësaj të enjte ka pasur një konflikt me mjekët pasi kërkoi të ulej në një tjetër pajisje për të filluar me procedurën. Pas këtij debati ai ka nxjerrë një shishe benzinë duke kërcënuar se do të digjte veten dhe repartin.
Ka qenë stafi mjekësor ata të cilët menjëherë kanë lajmëruar policinë të cilët mbërritën në vendin e ngjarjes ku dhe u përballën me kërcënimet e 65-vjeçarit.
Disa minuta më vonë policët kanë bërë të mundur neutralizimin e këtij shtetasi dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Korçës