Detaje nga aksidenti i rëndë në Fier, vdes 29-vjeçari! U përplas me shtyllën elektrike dhe përfundoi në kanal

by editor

Një aksident i rëndë ka ndodhur në mesnatë, ku ka mbetur i vdekur një 29-vjeçar nga Divjaka, Erjon Fredi Kuka.

Advertisements

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor pushim shoferi-Krutje, në fshatin Zhym të qarkut të Fierit. Nga pamjet e siguruara, shihet makina në kanal, ndërkohë që forcat zjarrfikëse po mundohen ta nxjerrin. I riu ka humbur jetën në vendngjarje për shkak të goditjeve të forta që ka marrë, ndërkohë makina është shkatërruar plotësisht.

Advertisements

Makina fillimisht është përplasur me shtyllën elektrike e më pas ka përfunduar në kanal. Ajo ishte marrë me qira në emër të Ardiol Rista.

Vendi ku ka ndodhur aksidenti njihet si njollë e zeze në hartën e aksidenteve.

Advertisements

You may also like