Detaje nga aksidenti në Pogradec, makina përplasi për vdekje këmbësorin! Shoferi braktisi mjetin pranë Stacionit të Trenit, hoqi targat dhe u arratis (PAMJET)

Detaje të reja dalin lidhur me aksidentin me vdekje që u regjistrua mbrëmjen e sotme në rrugën Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Mëmëlisht.

Advertisements

MixCollage-16-Mar-2025-07-43-PM-355

Advertisements

Sot rreth orës 18:45 një automjet i paindentifikuar, ka përplasur këmbësorin, shtetasin I. M., 55 vjeç, banues në Mëmëlisht.

55-vjeçari si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Burime për News 24 bëjnë me dije se autori ka braktisur mjetin pranë stacionit të trenit në qytetin e Pogradecit.

Mësohet se ky i fundit i ka hequr targat dhe është larguar duke e lënë mjetin në këtë zonë.

Policia konfirmon se është pikërisht ky mjet që ka bërë aksidentin dhe mësohet se është identifikuar edhe autori.

Njoftimi i policisë

Pogradec/Informacion paraprak

Rreth orës 18:45, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në fshatin Mëmëlisht, një automjet i paindentifikuar, ka përplasur këmbësorin, shtetasin I. M., 55 vjeç, banues në Mëmëlisht.

55-vjeçari si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vëndngjarje.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij, kapjen e vënien në pranga të autorit të aksidentit si dhe për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.